Është gjetur pa shenja jete në një dhomë hoteli në Miami, skenaristi i serialit të njohur “E shëmtuara Beti”, Silvio Horta.

Mediat e huaja raportojnë se ai i ka dhënë fund jetës në moshën 45 vjeçare, duke qëlluar veten me armë zjarri, por mister mbeten arsyet.

Horta është një emër i njohur në industrinë e filmit, dhe hovin më të madh të karrierës e tij e mori padyshim me serialin ku personazh kryesor ishte Beti, i cili u bë hit menjëherë në shumë shtete dhe ende sot vijon të transmetohet dhe të riprodhohet.

Miqtë dhe të afërmit e tij kanë mbetur të shtangur nga ky lajm, ndërsa askush nuk kishte kuptuar se me të diçka kishte ndodhur apo diçka nuk po shkonte mirë. /tvklan.al