Veliaj: 15 grupe inspektimi me specialistë vendas dhe të huaj në terren

Veliaj: 15 grupe inspektimi me specialistë vendas dhe të huaj në terren

11:01 01/12/2019

“20 pallate në Tiranë të pabanueshëm”

Bashkia e Tiranës ka shtuar grupet e punës së terrenit me specialistë vendas dhe të huaj për të bërë sa më shpejt inspektimin dhe përcaktimin e dëmtimit që ka pësuar çdo pallat dhe banesë private në Tiranë.

Nga Kashari, ku së bashku me kryeministrin Edi Rama panë nga afër situatën e krijuar si pasojë e lëkundjeve të tërmetit, Veliaj informoi se aktualisht po punojnë 15 grupe ekspertësh të cilët po bëjnë inspektimin e specializuar në terren mbi gjendjen e çdo pallati dhe banese private dhe për të përcaktuar nëse kategorinë e dëmtimit dhe nëse janë të banueshme ose jo.

“Sot kemi bërë në Tiranë 15 grupe inxhinierësh se ky ka qenë meraku më i madh. Në 15 njësitë urbane janë çiftuar Instituti i Ndërtimit me kolegët që keni sjell ju nga jashtë grekë, bullgarë, italian, amerikanë që të marrin edhe një opinion të dytë. Kjo është për të krehur të gjithë pallatet e Tiranës, sigurisht do të marrë kohën e vet një pallat merr një orë e gjysmë – dy orë që të bëhet verifikimi me themel”, tha Veliaj.

Ai shtoi se deri më tani janë konstatuar rreth 20 pallate në Tiranë që kanë dëmtime serioze dhe që nga ekspertët janë përcaktuar sit ë pabanueshëm.

“Për disa pallate, ne kemi marrë vendimin për evakuim, janë 20 pallate të tilla përfshirë edhe godinat me familjarë në institut bujqësorë, në QS edhe ato do të evakuohen që janë amortizuar prej vitesh”, u shpreh Veliaj.

Ndërkohë që sa i përket situatës për menaxhimin e situatës së strehimit të familjeve që iu janë dëmtuar shtëpitë në zonat e fshatit dhe që e kanë të lidhur jetën me aktivitetin bujqësore dhe për rrjedhojë nuk mund të zhvendosen në hotele dhe qendrat sociale, Veliaj bëri të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme janë shpërndarë rreth 160 çadra dimërore.

“Në pjesën e fshatit mbrëmë kemi instaluar edhe 160 çadra të reja flas çadra industriale që janë me paketë dimërore”, shtoi Veliaj.

Po ashtu kreu i Bashkisë së Tiranës bëri të ditur se familjet që i janë prishur shtëpitë si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin tonë në 26 Nëntor do të kenë mundësi që të marrin lejen e ndërtimit për objektin e ri brenda 24 orësh.

“Në fshat i kemi ndarë në dy kategori, në një kategori si rasti i Luanit që kishim këtu i cili e ka mundësinë të ndihmoj kunatën e vet me dy jetimë dhe Bashkia jo vetëm jep lejen 24 orëshe që keni miratuar ju, dhe fillon e bënë vet, ne mund ti japim vetëm bazën materiale, kurse të tjerët si rasti i zotërisë që e ka gruan me diabet që do një çadër dimërore aty pastaj prapë kemi dy kategori. Kur njeriu ka tokë edhe ka bagëti dhe nuk do të largohet nga fshati do ja ribëjmë shtëpinë aty, në momentin që s’ka tokë s’ka bagëti dhe se ka problem fare të shkosh në Yzberisht unë do ta propozoj sot në orën 3 në takimin që keni thirrur ju për rindërtimin dhe të themi kush nuk ka lidhje me fshatin por thjesht rri për inerci të shtëpisë së vjetër është më mirë t’ia blejmë shtëpinë në Yzberisht që të ketë fëmijët edhe shkollën afër meqë nuk ka edhe bagëti edhe tokë dhe të dyja rastet t’i zgjidhim me strehim, pra o rindërtojmë këtu ku i kemi asetet ose të japim një shtëpi në Tiranë me këtë blerjen që kemi propozuar”, tha Veliaj./tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi