Për kryebashkiakun Erion Veliaj, shfuqizimi i dekretit të zgjedhjeve nga ana e Presidentit të Republikës është një akt i pavlefshëm që nuk ka patur parasysh interesat e qytetarëve.
“Le të mbajnë njëri-tjetrin me gajret, por nuk jemi këtu për hallet e tyre, ne jemi këtu për hallet tona, për t’i zgjidhur dhe për të punuar për familjet tona dhe fëmijët tanë”.
Veliaj u ktheu përgjigje edhe zërave skeptikë për mungesën e rivalëve nga PD e LSI në zgjedhje.
“Nuk do jem vetëm, kam Arben Skënderin përballë”.
Perpara banorëve të Baldushkut, Veliaj tha se edhe në mandatin e dytë do të vijojë puna me projekte të reja, në fokusin e së cilës do të jenë infrastruktura dhe buqësia.
Tv Klan