Veliaj: Do ndërhyjmë në të gjitha rrugicat e Tiranës – TV KLAN

Veliaj: Do ndërhyjmë në të gjitha rrugicat e Tiranës

Ditët e fundit, punonjësit bashkiakë po punojnë për të rehabilituar dhe asfaltuar disa rrugë në kryeqytet, duke u kujdesur për shtresat asfaltike, trotuaret, dhe ndriçimin.

Teksa publikon në rrjetet sociale disa foto nga puna në terren, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thekson se ndërhyrja do të vijojë në të gjitha rrugicat e kryeqytetit.

Unë e di ekzaktësisht çfarë rrugësh kanë ende nevojë për ndërhyrje në Tiranë. Ashtu si çdo muaj, edhe këtë herë ekipi ndërhyri në: Kashar, rruga e Kavajës, rruga Bardhyl, rruga Dervish Hatixheja, rruga Pjetër Budi, rruga Vangjush Furrxhi, rruga Viena në Sauk dhe rruga e Durrësit. Ndaj pak durim e besim, sepse do ndërhyjmë për çdo problematikë në të gjitha rrugët e rrugicat e Tiranës”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Punimet në infrastrukturë jo vetëm që lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve, mjeteve dhe mallrave, por i japin një vlerë tjetër pronës./tvklan.al

Kategori
AktualitetTe funditTë gjitha
1 Koment
  • tini
    14 Maj 2019 at 18:56
    Përgjigju

    Kur ti shtrosh rruget or VELIAJ beji pak me kurriz ne mes qe te kulloje uji I shiut anes te rruges qe te shkoje ne pusete,,,,dhe pusetat te ulen nen nivelin e asfaltit ,,dhe asfalti rreth pusetes te jete I pjerret ne formen e hinkes,,,,qe uji te kulloje ne pusete,,,shume puseta ne unaze e kudo jane mbi nivelin e asfaltit,,biles disa kane llac perreth,,,si duhet te hyje uji ne pusete ,,,apo do kerceje,,,,eshte bere pune pa mend,,,uji kur bie shi qendron neper rruge e nuk shkon ne pusete kur ka ,,sepse nuk ka pjerresi rruga, ,,njesoj si rampat qe sot jane te detyruar ti ulin ne nivelin e rruges,,,me pare nuk ishin,,,deme qe I paguajme ne me parate tona,,,veliaj ti ke qene dhe ne amerike,,,pse nuk I ben rruget me kurriz si ne amerike ,,,apo e ke pasur koken lart duke pare gradacelat…//

  • Përgjigju

    *

    *





    Emisione