Zona e Lirë Ekonomike në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e kompanive të huaja në Panarin e Teknologjisë, që po zhvillohet në Hanovër të Gjermanisë.

Gjatë vizitës së instalacionit prezantues të Bashkisë së Tiranës në këtë panair, kryebashkiaku Erion Veliaj, tha se kompanitë gjermane do të njihen me hapësirat që ofron shteti shqiptar, si për taksat ashtu edhe për lehtësirat e të bërit biznes.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë: Kemi filluar një fushatë agresive marketingu në të gjitha panairet e mundshme, për të thënë që në Tiranë ka diell, ka dëshirë për punë dhe hapësira e lehtësira të nevojshme nga qeveria dhe nga bashkia, si për taksa, si edhe për të bërë biznes.

Sipas tij, ka një interes të jashtëzakonshëm për zonën e lirë ekonomike në Tiranë, ku do të synohen bashkëpunime me kompanitë gjermane, që ofrojnë punë të mirëpaguara në fushën e kodimit.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë: Ka një interes të jashtëzakonshëm për zonën e lirë eknomike që Tirana tashmë ka një licensë dhe ka nisur punën dhe mezi presim që 5-7 mijë vende pune ku ta gjenim të ishin të lidhura me Gjermaninë dhe pagat e mirëpaguara të kompanive gjermane.

Ai tha se pas panairit të Teknologjisë do të synohet ai i Turizmit, që do të mbahet në Berlin, me qëllimin për të vijuar raportin mes dy vendeve, i cili nga kërkesë për asistencë, është kthyer në një partneritet ku fitojnë të dyja palët.

Klan News