Manastirliu: Përfundon rehabilitimi i 300 qendrave

300 qendra shëndetësore ne mbare vendin janë rehabilituar. Qendra e Kasharit në Tiranë ishte e fundit që u vu në shërbim të qytetarëve, ambientet e reja të së cilës u panë nga afër nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Kryebashkiaku Veliaj duke renditur një sërë investimesh që janë bërë në kryeqytet edhe në fushën e shëndetësisë u shpreh se tashme janë në luftë me kohën.

“Ne kemi luftë me pandeminë, me tërmetin, me kohën e humbur, infrastrukturën që duhet të rregullojë jo me njëri-tjetrin ndërkohë që politika futet në luftë për projektet, humbëm 3 vjet”

Ministrja e Shëndetësisë theksoi se faktin se falë këtyre investimeve sot 300 komunitete në gjithë vendin marrin një shërbim mjekësor më të mirë, ndërsa ripërsëriti apelin për kujdes, pasi situata e Covid është ende delikte.

“Lufta nuk ka mbaruar, virusi nuk shkon me pushime, ndaj kërkohet një angazhim maksimal i të gjithë qytetarëve sepse në fund të ditës kjo luftë kërkon shumë solidaritet dhe sigurisht ne nëpërmjet zinxhirit të solidaritetit do të mund të thyejmë zinxhirin e infektimit që krijon ky virus”.

Sa i takon sistemit shëndetësor, ministria premtoi se do të vijojë puna për rehabilitimin e të gjithë poliklinikave.

Tv Klan