Veliaj: Në Tiranë nuk do të ketë më mësim me turne

Veliaj: Në Tiranë nuk do të ketë më mësim me turne

15:20 16/07/2019

Nis rikonstruksioni në shkollën “Jeronim De Rada” pas 54 vitesh

Shumë shpejt në Tiranë nxënësit nuk do të zhvillojnë më mësim në shkolla me dy turne. Lajmi është dhënë nga kryebashkiaku Erjon Veliaj gjatë inspekrimit të punimeve në shkollën “Jeronim De Rada”.

 “Jam jashtëzakonisht i lumtur që bashkë me mikun tim, ambasadorin e Katarit, jemi në fillimin e punimeve për shkollën ‘Jeronim De Rada’, një shkollë që do duket totalisht e re, jo vetëm sepse do të rikonstruktohet nga e para, por sepse do t’i shtohet një palestër, do t’i shtohen disa klasa për të shmangur përfundimisht mësimin me dy turne. Një bekim i madh, edhe një arritje e madhe për Njësinë 9, por sigurisht për zonën e rrugës ‘Fortuzi‘”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Përveç rikonstruksionit të shkollave ekzistuese, Bashkia e Tiranës po vijon punën edhe me ndërtimin e shkollave të reja në disa njësi, për të zgjidhur njëherë e mirë mësimin me dy turne.

 “Bashkia po bën edhe 17 shkolla të reja me forcat e saj, ndërkohë për shkollat ekzistuese kemi zgjedhur partneritete me miqtë e Shqipërisë, siç është Ambasada e Katarit, për t’u siguruar që edhe nevojat në shkollat ekzistuese të plotësohen. Kështu, do të kemi një komunitet që e shikon shkollën si qendër komunitare, jo thjesht si një vend parkimi 6 orë për fëmijët. Kemi një plan zyrtar për t’i përfunduar punimet deri në shtatorin tjetër”, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku iu drejtua me një mesazh edhe prindërve, teksa u kërkoi atyre bashkëpunim që të regjistrojnë fëmijët në institucionet arsimore që kanë më pranë banesës së tyre, për të shmangur ngarkesën nëpër klasa.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT