“Tag” ishte shfaqja e parë e performuar në skenën e “Arturbina” duke çelur kështu edhe siparin e Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit. Për kryebashkiakun Veliaj, modeli i “Artubinës” është përgjigja më e mirë edhe për kritikët e Teatrit të Ri Kombëtar.

“Ka ardhur koha që të jemi më pak të marrosur, më pak histerikë, më pak entuziastë për llaçin e tullën dhe më shumë të frymëzuar nga arsyeja e vërtetë se pse ne po i bëjmë këto ndërtesa. Bëhen për njerëzit, për t’u shijuar e përjetuar nga njerëzit, për të frymëzuar njerëzit. Me më pak shqetësim për llaçin, tullat, arkitektët e inxhinierët, për tallashin dhe gjithë vjetërsirat dhe me më shumë angazhim, të mund të financojmë teatro si ky që do shohim sot”.

Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro nuk e fshehu optimizmin se godina e rikonstruktuar e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe godina e Teatrit të ri Kombëtar do të jenë gati vitin e ardhshëm.

“Është shumë kënaqësi kjo skenë. I urojmë mbarësi këtij teatri, ashtu sikurse do të piqemi besoj, pas një viti, në një tjetër teatër fantastik kombëtar si Teatri i Operas dhe i Baletit dhe padyshim tek Teatri i ri Kombëtar, siç e meriton kjo trupë”,.

Përgjatë një jave do të ngjiten në skenë 13 trupa nga të gjitha trojet shqiptare.

Tv Klan