Bashkia e Tiranës nis punën për mbjelljen e pemëve

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas shembjes se objekteve ne zonën e Astirit. Ai u ka kthyer përgjigje kundërshtarëve të projektit.

Deklaratën e beri në nisje të aksionit për mbjelljen e pemëve të reja.

“Projekti për rehabilitimin e Lumit të Tiranës u bë jo vetëm për të mbrojtur nga përmbytjet njësitë 4, 8, 9 dhe 11 – ka 3 vjet që nuk e dëgjojmë më fjalën përmbytje te Bregu i Lumit – por, ka ardhur koha të investojmë me gjelbërim. Do të mbjellim 30 mijë pemë përgjatë gjithë Bregut të Lumit”.

Kryebashkiaku shprehu bindjen se këtë mandat do të bëhet edhe mbyllja e Bulevardit të Ri të Tiranës.

Tv Klan