400 të miturit e mbetur pastrehë pas djegies së kampit në Lesbos së shpejti do të jenë të siguritë. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer këtë të premte, ku u shpreh se 10 vende evropiane kanë rënë dakord të marrin fëmijët.

Seehofer u shpreh se shumica prej tyre do shkojnë në Francë dhe Gjermani. Që prej të mërkurës të miturit kanë fjetur në qiell të hapur, në fusha dhe rrugë pasi kampi u përfshi nga flakët dhe u shkatërrua gjithçka.

Nga ana tjetër dhe qeveria greke po vijon me operacionin e shpëtimit, pasi ka marrë emigrantët nga ishulli dhe po i strehon nëpër qytete. Lidhur me ngjarjen ka folur dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Schina, i cili pas një vizite në kampin e djegur tha se BE do të ndërtojë një strukturë moderne për të strehuar të gjithë emigrantët.

Kampi Moria në Lesbos u dogj këtë të mërkurë duke lënë në të pastrehë 13 mijë emigrantë që kanë ardhur nga vendet e Lindes së Mesme./tvklan.al