Autoritetet policore në kryeqytet vunë në pranga një 27-vjeçar, i cili shpërndante heroinë. Ai është një person me iniciale L. F., i lindur në Bukuresht, por banues në Tiranë dhe i dënuar më parë për vjedhje. Për këtë person, policia thotë se dispononte informacion se u shiste heroinë personave të ndryshëm, kryesisht në sheshin “Shtraus”, në Tiranë.

“Në kuadër të operacionit, 27-vjeçari u kap në flagrancë me doza lënde narkotike Heroinë, të gatshme për t’u hedhur në treg në zonën pranë sheshit “Shtraus”, ku gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 20 doza me lëndë të dyshuar Heroinë, një peshore elektronike, për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në sasi të vogla, 35.000 lekë të grumbulluara nga shitja e lëndës narkotike Heroinë dhe një celular”, thotë policia në një njoftim për mediat./tvklan.al