“Bota po bëhet më armiqësore”. Është ky përfundimi i një raporti “Indeksi i Paqes Globale”, i vitit 2016, ku merr në analizë ngjarjet që kanë ndodhur gjatë 2015. Sipas këtij raporti, gjatë vitit të kaluar është shtuar dhuna në Lindjen e Mesme, ndërsa pjesa tjetër e botës ishte në masë të madhe në paqe.

Raporti i GPI (Global Peace Index 2016-Indeksi i Paqes Globale) thotë se vendi më i sigurt në botë është Islanda, pastaj renditen Danimarka, Austria, Zelanda e Re dhe Portugalia.

Vendet që janë klasifikuar në fund të kësaj liste janë Somalia, Afganistani, Iraku, Sudani Jugor dhe e fundit e 163-ta, është Siria. Në këtë renditje, Shqipëria është e 54-ta, Kosova e 77-ta, Serbia e 48-ta, Maqedonia e 84-ta. Shtetet e Bashkuara renditen në vendin 103.

raporti 2

“Terrorizmi është, në shkallën më të lartë të të gjitha kohërave, vdekjet nga luftërat janë më të larta në 25 vjet, ndërsa numri i refugjatëve dhe njerëzve të zhvendosur, është në nivel që nuk është parë në 60 vjet”, theksohet në raportin “Indeksi i Paqes Globale”, bërë nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe.

/tvklan.al