Reshjet e shiut kanë mbërthyer thuajse gjithë territorin këtë të mërkurë. Sasinë më të madhe e kanë marrë zonat veriore dhe qendrore të vendit.

Rrebeshet e herëpashershme sollën edhe përmbytje lokale. Në Durrës, disa rrugë dhe lagje në Shkozet dhe Plazh u mbuluan nga uji.

Për pasojë këmbësorët dhe automjetet hasën vështirësi në lëvizje. Probleme kalimtare pati edhe në qarkun e Lezhës.

Sipas sinoptikanëve ditët në vijim do të jenë më të qeta, pasi nuk ka rrezik për përmbytje.

Ekziston mundësia për përmbytje lokale kryesisht në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, nuk presim përmbytje masive. Gjatë ditëve në vijim situata do jenë më e qetë duke mos rrezikuar përmbytje”, tha sinoptikani Hakil Osmani.

Me përjashtim të ditës së shtunë, ditët e tjera të kësaj jave parashikohen me mot të paqëndrueshëm dhe reshje shiu.

Nisur nga kjo e mërkurë në zonat e thella malore mbi 1 mijë metra lartësi nga niveli i detit pritet të shfaqen edhe flokët e dëborës.

Tv Klan