Shqipëria shikohet si një rival i vështirë nga trajneri i Italisë, Gian Piero Ventura. Ai e përsëriti këtë pak para grumbullimit të ekipit në një intervistë La Repubblica TV.
Gian Piero Ventura (Trajner i Italisë)
Kemi një ndeshje të vështirë. Të kalosh pengesën që quhet Shqipëri do të thotë që të luash gjithçka në Spanjë, por pa këtë fitore do të ishte e vështirë të mendoje kualifikimin direkt në botëror
.
Problemet me dëmtimet te përfaqësuesja italiane shtrënguan trajnerin Ventura të thërrasë lojtarë të rinj. Bernardeschi e Gabbiadini janë lënduar në takimet e fundit me ekipet e tyre. Emri i ri është Andrea Petagna. Për sulmuesin e Atalanta është thirrja e parë me përfaqësuesen. Sfida e së premtes do të jetë para zyrtare mes Shqipërisë dhe Italisë.
Tv Klan