Pakënaqësia për “preferencën” e filmit për kandidatët meshkuj u bë jehonë nga Natalie Portman në ceremoninë e çmimeve Oscar.

Konkretisht, aktorja zgjodhi për këtë rast një pelerinë Dior, e cila përfshinte emrat e drejtoreve femra që nuk ishin kandidate për këtë kategori.

Në pyetjen se pse ajo kishte emrat e drejtoreshës Greta Gerwig nga “Zonja e Vogël”, Lulu Wang nga “The Farewell”, Portman u përgjigj se dëshironte të njihte rolin e drejtoreve femra në këtë mënyrë delikate. /tvklan.al