Kompania holandeze “Mars One” ka zbuluar së fundmi veshjet hapësinore që mendohet se do të veshin ata që do të vizitojnë planetin Mars. Kompania në fjalë ka nisur përgatitjet për të dërguar njerëz në planetin e kuq rreth vitit 2026.

Kjo veshje, e përbërë nga një helmetë rezistente ndaj trysninë, si dhe nje pjesë transparente përpara, do të ndihmojë mbijetesën në kushte të vështira, përfshirë këtu temperaturat ekstreme nga -128 deri në 77 gradë celsius.

veshja1

“Teknologjia e re siguron funksionet e nevojshme për njerëzit për të mbijetuar dhe do t’i ndihmojë ata të eksplorojnë sipërfaqet e Marsit”,

raporton kompania. 

Ajo do të ketë një sistem mbrojtës jetik që mund të nxjerrë dioksidin e karbonit nga atmosfera dhe oksigjen të pastër nga sipërfaqja e akullt e Marsit. Veshja në fjalë do të ofrojë një minimum prej 45 minuta për mbrojtjen e jetës në raste emergjente./tvklan.al