KQZ-së i nevojiten 5 milionë euro

Pesë milion euro i duhen Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për organizimin e Zgjedhjeve të Parakohshme në Kosovë. Pa alokimin e këtyre mjeteve KQZ-ja nuk mund të nisë asnjë procedurë. s

“Ne s’mund të bëjmë asnjë procedurë për t’u furnizuar pa u alokuar buxheti. Është e kotë të shpallen zgjedhjet e sot të miratohet buxheti pa pasur mjete. Kemi kontaktuar me Ministrinë e Financave, por as ata nuk e kanë të qartë si të veprojnë”, kreu i sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi.

Në Ministrinë e Financave thonë se nuk mund të marrin menjëherë vendim, pasi që çështja e kompetencave të qeverisë në dorëheqje, ende nuk është shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese. Shpresojnë që shumë shpejt do të kenë opinionin e Gjykatës Kushtetuese, në të kundërtën do të bisedojmë me ekspertët se cila është rruga ligjore për të vepruar në këtë rast.

Por anëtarët e KQZ-së vlerësojnë se nuk duhet penguar procesi zgjedhor dhe se të gjitha qeveritë në detyrë kanë ndarë mjete për organizim të zgjedhjeve.

“Situata nuk është e ndryshme, sepse edhe qeveritë tjera kanë qenë në detyrë. Në 2017 buxhetin e kemi marrë pas dy ditësh. Nuk ka asnjë arsye që të mos merret vendimi për buxhetin sepse është qeveri në detyrë”, shprehet Sami Hamiti, anëtar i KQZ-së nga LDK-ja.

KQZ-ja ka marrë vendim që fushata zgjedhore do të zgjasë vetëm 10 ditë, meqë janë zgjedhje të parakohshme. Do të fillojë me 25 Shtator e do të përfundoj më 4 Tetor.

Tv Klan