Komisioni i Pavarur i kualifikimit i ka mbyllur derën Ilir Mustafajt, për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, ku ai kishte kandiduar.

Gjyqtari, për komisionerët nuk justifikon pasurinë. Jo pak i revoltuar në përfundim të seancës, Mustafaj u shpreh se do ta ankimojë vendimin, duke e cilësuar si të pabazuar në prova.

Të njëjtin fat pati edhe drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Ardian Ylli. Edhe ai pati probleme me pasurinë. Elida Kaçkini, kandidate për në prokurorinë speciale SPAK, është konfirmuar në detyrë.

Të premten para KPK pritet të dalë prokurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çela, njëherësh kandidat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Tv Klan