Ky është momenti kur një vajzë humb kontrollin e Ferrarit, duke u përplasur me barrierat ndarëse në rrugë.

Videoja, e filmuar në qytetin e Wenling të Kinës, tregon momentin kur vajza, e cila drejton një Ferrari 458, vlera e të cilit është 500 mijë paund, humb kontrollin e makinës për shkak të lagështisë në rrugë.

Ajo sapo e kishte marrë makinën me qira. Si të mos mjaftonte përplasja me barrierat ndarëse, makina përfundoi në kahun tjetër të rrugës duke u përplasur fillimisht me një BMW, e duke shkaktuar më pas një aksident zinxhir.

Drejtuesja dhe pasagjerja që ndodhej në makinë me të morën dëmtime të lehta. Fatkeqësisht nuk pati të njëjtin fat Ferrari, që u shkatërrua thuajse tërësisht në pjesën e përparme.

/tvklan.al