Momente prekëse u përjetuan në mbrëmjen e sotme të “Dance With Me” në Tv Klan gjatë performancës së Rudinës dhe Iliardit, që interpretuan në kërcim këngën “Jon” të Ardit Gjebreas.

Kjo këngë që i kushtohet viktimave të tragjedisë së Otrantos, i solli ndërmend koreografit Albi Nako hidhërimet e asaj kohe, i cili humbi 8 familjarë të tij.

“Mbaj mend në ’91, kemi qenë në mësim. U boshatis ra suspansë në shkollën e baletit, edhe morëm vesh për eksodin. Me një shok i hipëm trenin. Treni ndalon në Shkozet dhe nga Shkozeti shkuam në Durrës. Kapërcyem shumë barrikada derisa arritëm të hipnim në anije. Atje dëgjojmë të shtëna armësh, pamë njerëz dhe gra që hidheshin në det. Terror psikologjik. Anija Partizani nuk u nis dhe ne u kthyem nga deti me not në mes të dimrit. Në breg kisha babain që ishte tmerruar se i kishin thënë që djali të ka ikur. Unë vet kam humbur 8 persona nga fisi”,

u shpreh koreografi Albi Nako.

Edhe Valbona Selimllari tha se kjo këngë i ngjall emocion.

“Kjo këngë gjithmonë më krijon emocion, nuk e di pse e përjetoj, është një nga këngët më të bukura të Arditit”

, tha Valbona.

/tvklan.al