Drejtori i Programacionit në Tv Klan Albert Dumani gjatë emisionit “Rudina” zbuloi po ashtu se çfarë do të ndodhë në serinë e ardhshme të serialit “Rrahje zemre”.

Dumani tha në serinë që do të transmetohet nesër në orën 16:05 do të ndiqni momentin kur doktoresha Ejlyl Erdem  kryen operacionin babait birësues të Aliut, djalit të cilin dashuron. Në këtë seri po ashtu do të transmetohet edhe momenti prekës kur doktor Aliu përshëndetet për herë të fundit me prindërit e tij të cilët humbën jetën në një aksident tragjik.

“Çdo seri të tërheq, çdo ditë futen personazhe të rinj. Nesër në seria do të shfaqet momenti kur babai i Aliut shtrohet në spital dhe Ejlyl kryen operacionin dhe do t’i heqë plumbin nga koka. Kur Aliu ishte i vogël ka humbur të dy prindërit në aksident dhe drejtori i spitalit e merr në shtëpinë e tij dhe kujdeset për të” tha Dumani.

/tvklan.al