Një grua dyshohet se ka humbur jetën në qytetin e Pogradecit pasi është marrë nga rrjedha e lumit që derdhet në liqen. Kanë qenë banorët të cilët njoftuan policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje. Dëshmitarët kanë dërguar në redaksinë e

tvklan.al

një video nga vendi ku dyshohet se është mbytur gruaja.

Policia e Pogradecit thotë se pritet që në vendngjarje të mbërrijnë polumbarët për të nisur kërkimet për gjetjen e trupit.

Njoftimi paraprak i Policisë së Pogradecit:

Më datë 08.03.2018, jemi njoftuar, se në lumin që derdhet në liqenin e Pogradecit, në afërsi të vendit të quajtur “Oktapodi”, disa banorë kanë parë në rrjedhën e lumit  një kufomë, dyshohet të jetë mbytur në lumë, ku rrjedha e lumit e  ka çuar në liqen.

Pritet ardhja e polumbarëve, për të vijuar kërkimet me qëllim gjetjen e trupit në liqen.

/tvklan.al