Shfaqja “Nëna dhe fëmija”, nën interpretimin e aktores Ema Andrea, në rolin e nënës dhe Matia Llupas në atë të  birit ka tërhequr vëmendje të madhe në kryeqytet dhe jo vetëm.

Rrjetet sociale po ashtu e kanë komentuar gjatë këtë dramë të fortë psikologjike që mbërrin deri te kompleksi i Edipit dhe përmban edhe skena të forta. Aktorja Andrea ka thyer tabutë në teatër, ka zbuluar gjoksin dhe ka rrënqethur publikun me interpretimin e saj. Në një intervistë për “Jo vetëm modë”, aktorja komentoi shkrimet rreth shfaqjes teksa tha se nuk i janë dukur të tepërta.

“Nuk është përfolur shumë, di që është shkruar me profesionalizëm zhveshja në shfaqje. Është folur shumë nga ana profesionale. Megjithatë nuk më është dukur e tepërt, por përmbajtjet kanë qenë pozitive përgjithësisht. Nuk do të doja që ta ngjisja në skenë këtë shfaqje, publiku afër të jep shumë emocion. Teatri për mua është shtëpia ime. Matia është djalë fantastik, nuk mund të ekzistoja në këtë rol pa të”,

tha Andrea.

Ndërkohë, Matias tha për “Jo vetëm modë” se fillimisht e ka patur të vështirë këtë rol, por Andrea e ka këshilluar të mos e komplikojë shfaqjen dhe të bëjë qejf.

“Në këtë rol jam ndjerë shumë mirë. Në rol fillimi është pak i vështirë. Ema më ka këshilluar të mos e komplikoj shfaqjen, “bëj qef më tha”. Pjesa më e vështirë është kur djali thyehet, ai është i “çmendur”, pasi shpreh shumë emocione bashkë. Nëna ime e ka parë shfaqjen dhe më tha: Bravo zemra ime, por unë qava me Emën ”,

tha Llupas.

/tvklan.al