Vetëm pak kohë më parë në rrjetet sociale u bë viral lajmi se Gentjana Gjalpi po shijon një romancë me ish-futbollistin e Partizanit Mustafa Agastra.

Por Gjalpi e ftuar në “Rudina” sqaroi marrëdhënien me futbollistin. Ajo tha se Agastra është kushëri i largët i saj dhe se fotoja që të dy kanë publikuar është shkrepur në një spa ku ata kanë qenë me shoqërinë e tyre.

“Ne ishim në një spa dhe nuk ishim vetëm ne por edhe shoqëria jonë. Faktikisht unë jam edhe kushërirë e largët e tij dhe kemi qenë edhe komshinj në të njëjtën lagje. Tani jemi shokë shumë të mirë. Por gjërat ndodhin, ai është simpatik dhe unë simpatike dhe njerëzit aludojnë

”, tha Gjalpi.

/tvklan.al