Video intime Scherzinger–Hamilton përfundon në internet – TV KLAN

Video intime Scherzinger–Hamilton përfundon në internet

Një video intime midis Nicole Scherzinger dhe Luis Hamilton është hakuar dhe shpërndarë gjerësisht në internet. Mësohet se hakerat kishin vënë në shënjestër ish anëtaren e “The Pussycat Dolls”. Ata kanë arritur t’i publikojnë një sërë videosh dhe fotosh intime.

Sipas “The Sun”, videoja prej 2 minutash e gjysmë, mori rreth 300 mijë klikime në pak orë. Për sa i përket datës së saktë se kur është bërë video kjo gjë nuk dihet.  Piloti i F1 dhe Nicole kanë qenë të lidhur bashkë për rreth 8 vite dhe u ndanë në vitin 2015.

Ish anëtarja e “The Pussycat Dolls” është personazh i famshëm i radhës që bie pre e hakerëve në “iClouds”. Skandali më i bujshëm ndodhi në vitin 2014, kur një sërë yjesh, përfshirë Jennifer Lawrence dhe Kate Upton iu publikuan online imazhe intime.

Klan Plus

Kategori
Klan PlusShowBizTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*