Një incident i pazakontë është shënuar gjatë një udhëtimi me avion.

Një pasagjer i dehur ka goditur me grusht stjuardesën, për këtë arsye stafi i avionit u detyrua që ta lidhte personin, i cili përbënte rrezik edhe për pasagjerët e tjerë.

Kjo ngjarje ka ndodhur në një fluturim të Aeroflot në Moskë, Rusi.

Kapiteni dhe pjesëtarët e ekuipazhit u përpoqën që ta qetësonin personin e dehur, por më kot, lidhja ishte zgjidhja e vetme. Pa këtij incidenti, personi është filmuar teksa qëndron i “izoluar” në sediljen e avionit./tvklan.al