Ata që kanë një biçikletë do të jenë të kënaqur të marrin vesh se në rrugët e kryeqytetit do të ketë një hajdut më pak të tyre. I dënuar më parë për vjedhje, 21 – vjeçari Drilon Lila ka përfunduar të martën në prangat e specialistëve të Komisariatit Nr 2.

Autoritetet kanë arritur të dokumentojnë me prova ligjore se 21 – vjeçari është autor i vjedhjeve të 10 biçikletave, në zona të ndryshme të Tiranës.

Në videon më lart, të shpërndarë policia, shihet edhe sesi vepronte Lika për t’i vjedhur ato, në zona të mbushura me njerëz.

Policia sqaron se Lila e ka pranuar kryerjen e këtyre vjedhjeve, ndërsa atij u janë gjetur edhe 3 biçikleta që dyshohet të jenë gjithashtu të vjedhura.

Aktualisht, grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar edhe disa vjedhje të tjera biçikletash, që dyshohet se janë kryer gjithashtu nga 21 – vjeçari Lika./tvklan.al

***

Më poshtë gjeni 10 rastet e dokumentuara nga policia.

Më datë 18.04.2017, në rrugën “Abdyl Frashëri”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. T.

Më datë 15.04.2017, në rrugën “Sulejman Delvina”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit F. M.

Më datë 21.04.2017, në rrugën e “Kavajës”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit B. D.

Më datë 18.05.2017, në rrugën “Sulejman Delvina”, ka vjedhur biçikletën e shtetases K. K.

Më datë 22.04.2017, në rrugën “Sulejman Delvina”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. D.

Më datë 24.04.2017, në rrugën “Marko Boçari”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit E. A.

Më datë 25.04.2017, në rrugën “Medar Shtylla”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit O. Th.

Më datë 08.05.2017, në rrugën “Abdyl Frashëri”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit O. Z.

Më datë 21.05.2017, në rrugën e “Kavajës”, ka vjedhur biçikletën shtetasit E. Q.

Më datë 28.05.2017, në rrugën e “Ibrahim Rugova”, ka vjedhur biçikletën shtetasit P. A.