Ish-deputeti Eduart Ndocaj i njohur ndryshe si “kaubojsi”, ishte sot i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, në Tv Klan.

Ashtu siç është shfaqur që në fillim, Ndocaj mbante veshur kapele, xhinse dhe këpucë të ngjashme me ato të kaubosjve.

Gjatë emisionit, drejtuesi Ermal Mamaqi pyeti ish-deputetin: Si i dhe 500 milionë lekë partisë? Ndërkohë Ndocaj tha se i ka investuar në të mirë të qytetarëve.

“Jo, jo, po t’i kisha dhënë 500 milionë lekë atij të gjatit do t’i kishte bërë rrush e tuta. Unë kam investuar në fushatë dhe benefit kanë patur qytetarët pasi janë bërë rrugë. Të dhurosh në të mirë të qytetarëve nuk është korrupsion”,

tha Ndocaj.

– Gabimi që e la jashtë politikës

Eduart Ndocaj rikandidoi në zgjedhjet e 25 qershorit për të qenë sërish pjesë e Parlamentit të Shqipërisë, por nuk fitoi. Sot vetë ish-deputeti rrëfeu në “Xing me Ermalin”, gabimin që e la jashtë politikës.

Me humor ai tha se i vetmi gabim i tij ishte fakti që nuk u mor me hashash.

Gabimi im ishte që nuk u mora me hashash këto tre vitet e fundit. Unë absolutisht nuk jam marrë me hashash. Tani në parlament mund të hyjë kush të dojë. Por, parlamenti është katandis në atë mënyrë që është vendi i fundit ku njeriu do të hyjë

”, tha ish-deputeti.

Eduart Ndocaj zbulon planet

Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka zbuluar sot planet përmes emisionit “Xing me Ermalin”.

Ndocaj tha se do të kandidojë për kreun e bashkisë Lezhë teksa shtoi se tashmë është koha e duhur që Lezha të drejtohet nga dikush që e do.

Ka ardhur koha tani. Absolutisht do kandidioj për bashkinë e Lezhës. Ka ardhur koha që Lezha të drejtohet nga një njeri që e do vërtetë Lezhën dhe të kthehet në identitetin e saj

”, tha Ndocaj./tvklan.al