Të gjithëve u ka ndodhur t’u jetë dashur të lahen me shishe ndërkohë që kishte ikur uji nga çezmat. Dhe po të gjithë kanë arritur në përfundimin se është pothuajse e pamundur ta lash kokën në lavaman, pa ndihmën e dikujt.  

Mirëpo, kjo nuk i është dukur e pamundur një adoleshenti nga Kina, videoja 17-sekondëshe e të cilit po bën xhiron e rrjetit.

Ai e ka lidhur shihen në shpinë dhe sa herë përkulet, uji i bie në vendin e duhur për të hequr shkumën.

I riu vazhdon ta fërkojë kokën me duar i pashqetësuar teksa uji rrjedh nga shishja. Videoja është publikuar nga People’s Daily China. /tvklan.al