Tiranë- Ndryshimi i vendndodhjes së stacioneve të linjës urbane të autobuzave të  “Tiranës së Re”  ka shkaktuar një kaos dhe shqetësim për udhëtarët e kësaj linje për shkak të informacionit të gabuar që i’u është dhënë atyre  nga ana e operatorit.

Një qytetare ka shprehur shqetësimin në rubrikën “ Kallëzo” në tvklan.al  ku tregon se: “

Tirana e re, tani e ka ndërruar stacionin që është  përballë Kastratit. Dje kemi pritur te stacioni i vjetër dhe nuk  ndaloi autobusi, thjesht thanë që tani do të respektohet rregulli  dhe do të ndalemi vetëm tek stacioni i ri.”

Por, duke tentuar të  jenë korrekt dhe të zbatojnë ndryshimin e vendndodhjes , një ditë më pas qytetarët janë zhvendosur për të pritur autobusin në stacionin e ri, por ndodh çudia.

Sot neve po prisnim tek stacioni i ri dhe asnjë autobus nuk ka ndaluar. Të gjithë autobusat ndalonin te stacioni i vjetër (edhe pse  aty nuk ka më stacion). Ndërsa për neve që prisnim te vendi i duhur,  nuk e ndalonte. Në video shihet edhe shenja në rrugë që është stacion për bus”

– sqaroi më tej qytetarja.

Në kuadër të riorganizimit të shërbimit për transportin urban, Bashkia e Tiranës njoftoi pak ditë më parë se ka nisur inspektimin e të gjitha linjave të autobusëve për të kontrolluar cilësinë e shërbimit që u ofrohet qytetarëve./tvklan.al