Këto pamje e kanë vënë sërish policinë amerikane në qendër të kritikave të ashpra për përdorimin e dhunës së tepruar.

Në video shfaqen 5 policë, teksa shtrijnë në tokë dhe dhunojnë një të pastrehë që kishte hyrë pa leje në oborrin e një stacioni policie në Oregon.

Njëri prej tyre e godet me grushte në kokë, pavarësisht se 28-vjeçari i quajtur Kevin Strou bërtet duke thënë se nuk po bën rezistencë.

Krerët e policisë lokale pezulluan përkohësisht nga detyra punonjësin e policisë që grushtoi të pastrehun, i cili nga kontrollet mjekësore rezultoi me probleme mendore. Ai u arrestua nga policia pasi përveçse bëri rezistencë – sipas autoriteteve lokale – mbante me vete edhe një thikë. Megjithatë shpesh herë, policia amerikane është vënë në qendër të akuzave për dhunë të tepruar veçanërisht në zonat e populluara nga afro-amerikanët. Në shumë raste  incidentet kanë përfunduar me viktima.

Tv Klan