Sipërmarrësi dhe drejtues i një agjencie punësimi, Elton Ilirjani është komentuar shumë pas deklaratës së tij në programin “Opinion”, ku pranoi publikisht se është gay.

Sot Ilirjani ishte i ftuar në “Rudina”, në Tv Klan nga ku tregoi historinë e jetës së tij dhe vështirësitë e të qenit ndryshe.

Ai tregoi momentin e përballjes me familjen dhe tha se nuk ka qenë aspak e lehtë.

“Unë simpatizoja dikë dhe i nisa një letër. Ajo letër u bë bujë dhe e morën vesh të gjithë, edhe familja ime. Pas atij momentin babi im më pyeti: Ç’ishte ajo letër? Dhe i tregova se ishte për dikë që kam simpati. 

Ai u trondit, nuk iu bë qejfi sigurisht dhe më tha: Kjo që ke nisur është rruga më e vështirë në një vend si Shqipëri. 

Mamaja e kishte më të vështirë ta pranonte, nuk më ka thënë kurrë asgjë, por unë e ndjeja. 

Kushërira ime në fshat Brunilda ka qenë mbështetje e madhe dhe kur rrija me të isha krejtësisht i qetë”,

tha Ilirjani.

/tvklan.al