Ajo është padyshim një nga këngëtaret më të përfolura në mediat rozë, jo vetëm për këngët e saj, por edhe për jetën private. Bëhet fjalë për Fjolla Morinën. Projekti i saj i fundit muzikor në bashkëpunim me këngëtarin Valon Bytyqi, “Si ta pranoj” po komentohet prej disa ditësh në media për tekstin e këngës po ashtu edhe për klipin.

Këngëtarja ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ku zbuloi më tepër detaje rreth këngës dhe klipit të saj të ri.

“Kjo këngë nuk është bërë vetëm për një person, por për njerëzit që i humbim nga jeta, të dashurit tanë. Rozana Radi e ka bërë tekstin. Jam ndjerë mirë, por ka qenë edhe e vështirë për mua sepse kjo pjesë është e ndjeshme. Ne s’duam ta pranojmë vdekjen, por është diçka që na përfshin të gjithëve. Unë e kam bërë për të gjithë njerëzit që kam humbur nga jeta, miqtë e mi, familjarët, ia dedikoj njerëzve të mi të dashur që nuk jetojnë më. Kemi xhiruar në orën 22:30 në varreza. Nuk deshëm të xhirojmë natën në fakt, por ashtu ndodhi sepse nuk na premtoi koha. Ka qenë shumë i vështirë realizimi i këtij projekti dhe ka marrë 8 muaj kohë”, tha këngëtarja./tvklan.al