Rruga Fushë – Krujë- Burizane- Thumanë është në gjendje të mjerueshme. Ashtu siç shihet edhe në këto pamje të dërguara nga qytetarët pranë Televzionit Klan, automjetet kanë vështirësi të mëdha të kalojnë përmes rrugës e cila është rreth 10 kilometër e gjatë. Qytetarët shprehen se prej vitesh rruga është në gjendje të keqe.

Sipas tyre përtej Thumanës e deri në Fushë Krujë, rruga është e pamundur të kalohet nga makinat e vogla, por këtë rrugë mund ta bëjnë vetëm furgonat 8+1.

Qytetarët madje shprehen se furgonat e udhëtarëve janë dëmtuar shumë nga rruga e paasfaltuar dhe me gropa duke theksuar se ato janë bërë si qerre./tvklan.al