Vijon ngujimi i studentëve në 2 fakultete – TV KLAN

Vijon ngujimi i studentëve në 2 fakultete

Tek fakulteti Ekonomik dera mbyllet me zinxhir

Një grup studentësh të fakultetit Ekonomik dhe në atë Juridik prej dy ditësh vijojnë të qëndrojnë të ngujuar  brenda ambienteve të shkollës.

Tek fakulteti i Drejtësisë, dera kryesore vijon të jetë e bllokuar me karrige dhe tavolina, ndërsa studentët hyjnë dhe dalin nga dritarja.

Ata thonë se do të vijojnë me ngujimin dhe bojkotin e mësimit, pasi kanë mbështetje nga dekanati për shtyrjen e sezonit të provimeve.

“Shumica dërmuese janë për bojkotin dhe ngujimin dhe ditën e hënë presim shtim të numrit të studentëve se janë pranuar kërkesat nga dekani për shtyrjen e sezonit të provimeve”.

“Aty brenda janë studentët që kanë dy ditë të ngujuar, kemi besim se do të zgjidhen kërkesat deri sa po i rezistojmë  protestës”.

Bojkot ka edhe tek fakulteti i Shkencave Sociale.

Studentët e Ekonomikut kanë bojkotuar mësimin dhe janë mbyllur në ambientet e fakultetit, por ditën e shtunë dera e fakultetit është mbyllur me kyç duke mos lejuar hyrjen e studentëve të tjerë”.

“Jemi këtu që nga mëngjesi në mbështetje të kolegëve tanë që janë  brenda, po rijmë jashtë sepse porta është mbyllur me zinxhir. Jemi unanimisht për bojkot. 50 studentë  kanë mbyllur turnin e natës  dhe kur erdhëm ne për ti ndërruar dera ishte e mbyllur”.

“Unë kam ardhur për të mbështetur protestën”.

Studentët e ngujuar, ashtu si një ditë më parë e kanë dhënë mesazhin e tyre përmes një krijimi polifonike

Një ditë më parë në fakultetin e Drejtësisë dhe atë të Ekonomikut pati përplasje mes studentëve, Policisë së Shtetit dhe rojeve private, pasi këta të fundit tentuan të nxirrnin jashtë studentët.

Përveç këtyre 3 fakulteteve në universitetet e tjera vijon bojkoti. ndërsa ka edhe disa degë që vazhdojnë mësimin si mjekësia.

 

Tv Klan

Kategori
AktualitetLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*