Ahmetaj: Edhe pse në pandemi, puna nuk ndalet

Familjet e Tahir Barretit dhe Gjovalin Markut nga Maminasi kanë festuar Krishtlindjen në banesat e reja të rindërtuara nga qeveria pas të dëmeve që pësuan nga tërmeti i 26 e nëntorit.

“E kam porosi nga Kryeministri që çelësi i shtëpisë i jepet zonjës”.

Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj tha se edhe pse vendi ndodhet në epidemi për shkak të COVID-19, puna për rindërtimin e banesave nuk do të ndalet. Sipas ministrit edhe shumë familje të tjera do të futen në banesën e re përpara 31 Dhjetorit.

Në të gjithë Bashkinë Shijak do të ndërtohen 567 banesa individuale. Ndërsa  85 familje do të trajtohen me pagesë në dorë për rindërtimin e shtëpive të tyre, të cilat për arsye objektive nuk mund të rindërtohen aty ku u shembën.

Tv Klan