Vilhem Tel Shqipëri 2006 është drama më e fundit, e cila po realizohet këto ditë në skenën e Akademisë së Arteve në Tiranë.

Për herë të parë kjo dramë është publikuar në vitin 1804. Përkthimi i parë në gjuhën shqipe u krye në vitin 1934 nga profesor Skënder Luarasi.

Që nga ajo kohë janë publikuar pesë botime të tjera të saj. Në të kaluarën tema e kësaj drame ka zgjuar një interes të madh në Shqipëri.

Përgjatë shumë viteve ka qenë e pamundur vënia e saj në skenë. Së bashku me mbështetjen e ambasadës së Zvicrës në Tiranë janë pikërisht studentet dhe studentët e Akademisë së Arteve, të cilët do të sjellin premierë për herë të parë këtë dramë në Shqipëri.

E veçanta e saj është se në të interpreton një numër shumë i madh artistësh të rinj. Ajo vjen me regji nga Milto Kutali dhe pedagogë të mjeshtërisë së aktorit Alfred Trebicka.

Milto Kutali: “Në fillim të Prillit të vitit të shkuar unë pata një takim me të ngarkuarin me punë të kësaj ambasade, zotin Serxho Dini, i cili kishte këtë ëndërr të sillte Vilhelm Telin në Shqipëri, i ngacmuar nga botimi i pestë i Frederih Shilerit, Vilhelm Teli, e shqipëruar nga rilindësi ynë, profesori i nderuar Skënder Luarasi. Patëm një bisedë goxha të gjatë, gjetëm mirëkuptimin, biseduam se kush mund të ishte dmth oportuniteti i një vënie skenike të plotë të Vilhelm Telit në Shqipëri dhe vendosëm që Vilhelm Tel Shqipëria 2006 ne ta realizonim me trupën e studentëve të Akademisë së Arteve.”

Premiera e saj do të jetë më datën 20 Janar, ndërkohë që parashikohet që kjo shfaqje të zhvillojë edhe një turne në qytete të ndryshme të Shqipërisë./tvklan.al

Gazetare: Fjodora Fjora