Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Fëmijët elbasanas bien viktimë e temperaturave të larta. Rritja e menjëhershme e temperaturës së mjedisit, ka shkaktuar çrregullime serioze në organizmin e shumë fëmijëve. Spitali Pediatrik, po përballon një fluks të paparë të fëmijëve të sëmurë. Shkaku tashmë është përcaktuar nga mjekët, temperatura shumë e lartë.

Të paktën 60 fëmijë paraqiten në ditë vetëm në Pediatri, por shifra është disa herë më e lartë, po të merren parasysh vizitat në poliklinikat e rrethit. Sipas pediatrit specialist, doktor Edmond Laho, sëmundjet që vihen re në fëmijë këto ditë, janë virozat, dehidratimi, të cilat shoqërohen me temperaturë dhe te vjella. Specialistët rekomandojnë qëndrim të fëmijëve në ambiente të freskëta, pirja e lëngjeve, frutave dhe shmangia e daljes në diell/tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora