Vitamina C po shihet si një nga mënyrat efektive për të luftuar koronavirusin dhe mjekët në Kinë po përpiqen ta testojnë efektin e saj.

Forcat e kësaj vitamine kundër rrufës dhe gripit janë të shumta, por efekti i saj është modest kur jemi me shëndet të mirë, pasi ajo e ul vetëm me 4% numrin e ditëve me ftohje. Tek personat me gjendje të theksuar gripale, mbrojtja arrin në 50%, pasi vitamina C ndihmon në prodhimin e rruazave të bardha të gjakut duke sjell një forcim të imunitetit.

Por pavarësisht se mund të ketë një ndikim në luftën ndaj sëmundjes, në verifikimet e përgjithshme vitamina C nuk shihet të ketë efekt parandalues, por ndihmon në luftimet e viruseve në rastet e prekura.

Në doza më të larta, ajo ka një veprim antiviral, ndaj shkencëtarët në Wuhan po kryejnë teste për të parë nëse dozat e larta të këtij preparati mund të ndihmojë edhe në luftën kundër koronavirusit.

Klan Plus