“Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e 35-vjeçares Eliona Xhema. Ajo në studio ka rrëfyer se kur ishte 19 vjeç është martuar me mblesëri, por marrëdhënia mes tyre nuk shkoi ashtu sikurse pritej.

Eliona kishte probleme të shumta me bashkëshortin, por edhe me prindërit e tij. Pas ardhjes në jetë të fëmijës së parë, gjendja mes çiftit u përkeqësua dhe filluan debatet në familje.

Në studio, 35-vjeçarja rrëfen se vjehrra i kishte vjedhur lekët që kishte në dollap dhe kjo kishte sjellë një konflikt në shtëpi. Më pas, prindërit e burrit e dëbojnë Elionën me djalin nga shtëpia e tyre.

Mirela Milori: Si je njohur me bashkëshortin e parë?

Eliona Xhema: Me lajmësi!

Mirela Milori: Sa vjeç ishe?

Eliona Xhema: 19 vjeç!

Mirela Milori: Sa kohë zgjati kjo njohja, mblesëria?

Eliona Xhema: 3 vjet!

Mirela Milori: 3 vjet martesë?

Eliona Xhema: Po, 3 vjet dhe u ndamë.

Mirela Milori: Erdhi në jetë djali?

Eliona Xhema: Po erdhi Sokol Sakaj erdhi në jetë. Vjehrra na dëboi nga shtëpia!

Mirela Milori: Pse u ndatë? Cilat ishin problemet që të çuan në divorc?

Eliona Xhema: Erdhën shkaqet e pleqve të tij!

Mirela Milori: Jetonit bashkë?

Eliona Xhema: Po jetonim bashkë. Unë kisha ca lekë në dollap dhe m’i vodhi e ëma dhe filloi sherri. Jo u ndamë pastaj, u shkëputëm.

Mirela Milori: Ti ike nga shtëpia?

Eliona Xhema: Më dëbuan ata, jo se ika vetë. Çuni ka ikur 16-muajsh nga shtëpia. Edhe as një gjë, as rroba, asgjë fëmijës. Edhe fëmijën e vogël e shkelte gjyshi me këmbë përdhe, e shtrinte përdhe dhe thoshte zëre se nuk e pata, i ati.

Mirela Milori: Po babai i djalit si sillej kur shikonte këto situata?

Eliona Xhema: Ashtu sillej keq, sillej me mua dhe me fëmijën!

Mirela Milori: Ti u kishe thënë familjes tënde, prindërve të tu?

Eliona Xhema: Unë vuajta një vit, një javë jetova vetëm me ujë, as bukë as gjë. Kyçi bukën ti nuses, të mos hajë as bukë.

Mirela Milori: Vendose të ikësh apo të dëbuan?

Eliona Xhema: Më nxorrën, ik. Më fal për shprehjen, se i kam motra dhe vëllezër këta. Më mirë një ku*vë sesa ty.

Mirela Milori: Kush ta tha këtë?

Eliona Xhema: I ati me të ëmën!/tvklan.al