Vjen stina e alergjive

Vjen stina e alergjive

08:20 21/03/2020

Me mbërritjen e Pranverës, trokasin edhe alergjitë stinore. Simptomat mund të bëjnë të dyshosh edhe për mbartjen e koronavirusit. Por mjekët shpjegojnë se ka ndryshime të cilat janë thelbësore, dhe një nga këto është prania e temperaturës, që në rastet e alergjive mund të verifikohet shumë rrallë që një reagim i tillë të shfaqet.

Gjithashtu, alergjitë kanë tendencën të prekin pjesët e sipërme respiratore dhe të kokës, ndërsa koronavirusi dhe gripërat në përgjithësi godasin pjesët e ulëta frymore, pra siç e kemi dëgjuar me mijëra herë këto ditë, mushkëritë. Me shumë mundësi, shpjegojnë mjekët, në rastin e koronavirusit, nuk do të kemi sekrecione, por grykë të inflamuar, kollë dhe frymëmarrje të shkurtër.

Për këtë duhet të jemi të kujdesshëm, shpjegon Greg Poland, drejtor i Klinikës Mayo për kërkimin e vaksinave, pasi në fazat fillestare këto sëmundje mund të na konfondojnë lehtësisht, dhe duhet që të ruajmë gjakftohtësinë, pasi gjendja psikologjike e kujtdo të mbyllur sot në mbarë botën është e rënduar.

Klan Plus




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi