Presidentja në Detyrë Vjosa Osmani do të zhvillojë një vizitë treditore në Shqipëri. Mediat në Kosovës kanë publikuar dhe axhendën e plotë dhe mësohet se Osmani do të jetë në Tiranë  në datat 16, 17 dhe 18 Dhjetor.

Kjo është vizita e parë e Osmanit në Shqipëri si Presidente ne detyrë dhe në axhendë ka disa takime. Gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, Osmani do të të takojë krerët e shtetit si dhe liderët e partive.

Anxhenda e plotë

Të mërkurën (16 Dhjetor), në orën 13:30, u.d Presidentja do të bëjë nderime te memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut në qytetin e Lezhës.

Kurse, në orën 15:30, u.d Presidentja do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Ndërsa, në orën 17:00, do të mbajnë konferencë të përbashkët për medie. Të enjten (17 dhjetor), në orën 09:30 u.d Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Ndërsa në orën 10:15, u.d. Presidentja do të bëjë nderime dhe vendos kurorë lulesh te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Ndërkaq, në orën 12:30, u.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Në orën 16:00, u.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Të premten (18 dhjetor), në orën 10:00, u.d Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ndërkaq, në orën 11:00, në Bashkinë e Tiranës do të takohet me kryebashkiakun Erion Veliaj, ku do të mbahet edhe ceremonia e dorëzimit të Çelësit të Qytetit. Kurse, në orën 11:45, u.d Presidentja Osmani do të ketë takim me ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha./tvklan.al