Ecuri e mirë edhe e Kastriotit dhe Teutës

Vllaznia u kthye në krye të Superligës pas fitores 1 – 0 me Bylisin, duke shfrytëzuar edhe barazimin e Partizanit në derbin me Tiranën.

Shkodranët edhe pse me një fitore minimale morën pikët e nevojshme për të qenë të parët.

“Nuk është e rëndësishme loja, por rëndësi kanë që të merren pikët”.

Kastrioti që po ecën mirë në këtë fillim kampionati barazoi në Durrës. Vendasit prisnin më shumë nga kjo sfidë.

Edi Martini: Nuk morëm 3 pikë që e kishim detyrim.

Ramadan Ndreu: Është 1 pikë që ka vlerën e 3 pikëve, duke parë që kishim Teutën përballë.

Të mërkurën do të zhvillohet java e shtatë e Superligës ku spikat takimi Partizani – Teuta.

Tv Klan