Vlorë, digjet automjeti në pronësi të një gruaje (Video)



Vlorë, digjet automjeti në pronësi të një gruaje (Video)

21:25 23/03/2019

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e mbrëmjes së të shtunës në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 24 “Maji” të qytetit, ndërsa automjeti tip “Peugeot  me targa AA  870 TC është djegur në pjesën e përparme të tij.

Sipas informacioneve nga policia automjeti përdorej nga një grua me iniciale J.B. Informacionet paraprake bëjnë me dije se mund të bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa po hetohet edhe për ndonjë shkëndijë elektrike.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur hetimet,ndërsa forcat zjarrfikëse kanë shuar flakët. Dyshohet që në automjet të jetë hedhur dhe ndonjë lëndë djegëse, ndërsa do të jenë hetimet ato që do zbardhin ngjarjen.

/tvklan.al

 






Të ngjashme