Infermierja Ronida Hysi, e cila u denoncua nga emisioni “Stop” në Tv Klan dhe që u arrestua pak ditë më parë është liruar nga Gjykata e Apelit. Sipas Klan News, mësohet se Apeli ka vendosur kundër saj një masë më të lehtë, siç është “arresti në shtëpi”.

Hysi u arrestua pak ditë më parë, pasi i kishte vjedhur paratë nga portofoli një pacienti dhe kishte bërë disa tërheqje me kartën e tij të bankës.

Ishte djali i pacientit, i cili denoncoi pranë emisionit “Stop” ngjarjen e rëndë që kishte ndodhur në spitalin Infektiv. Ai tregoi se babai i tij, kishte qenë i shtruar në spital që më pak kishte ndërruar, ishte vjedhur gjatë kohës që kishte qenë i sëmurë me Covid në spitalin Covid1.

Djali rrefeu se babai i tij kishte pasur me vete në portofol 20 mijë Lekë të rinj dhe një kartë banke me 60 mijë Lekë, por kur i kishin dorëzuar sendet personale, paratë mungonin. Më pas nga hetimet e Prokurorisë rezultoi se kishte qenë infermierja Hysi që i kishte marrë 20 mijë Lekët nga portofoli dhe i kishte tërhequr 60 mijë Lekë nga bankomati.

Hysi në sencën e parë para gjykatës pranoi që kishte vjedhur paratë dhe tha se e kishte bërë për shkak se jeton e vetme dhe ka një fëmijë për të rritur. Ronida Hysi është një nga infermieret e grupit të dytë të bluzave të bardha që shkoi në Itali për të ndihmuar kolegët e vendit fqinj në kulm të pandemisë./tvklan.al