Partia Demokratike e akuzon kryeministrin Edi Rama se përmes koncesioneve, përfshirë dhe atë të fundit për laboratorët, po privatizon shëndetësinë në favore të klientëve të tij. Kryetarja e komisionit parlamentar të S-Shëndetësisë, Albana Vokshi denoncon rastin e koncesionit të rrjetit të laboratorëve si korruptiv dhe të paprecedent me asnjë vend tjetër në botë.

Sipas, Vokshit koncesioni po bëhet në mungesë të plotë trasparence.

Sipas llogaritjeve të demokrateve nga 1 milion euro në vit që kushton sot i gjithë sistemi i laboratorëve, pasi t’ia kalojë privatit, shteti do t’i paguajë atij 8 milion euro. Ndaj ata i kërkojnë Edi Ramës  të tërhiqet nga ky koncesion kurruptiv i cili do ketë pasoja të rënda humane, shkencore, didaktike, financiare‎.

Tv Klan