Vonesa pagash në klubin Flamurtari

Idrizi: Fajin e ka sistemi që nuk funksionon

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi pranoi se në ekipin e futbollit ka vonesa pagash dhe tha se një gjë e tillë do të vazhdojë të ndodhë edhe në të ardhmen

Sinan Idrizi, administrator i Flamurtarit: Po, ka vonesa dhe do ketë nëse ka dikush që di ta bëjë më mirë se ne le të vijë unë e dorëzoj.

Sipas Idrizit faji është i sistemit fiskal që penalizon biznesin ë ndershëm.

Sinan Idrizi, administrator i Flamurtarit: Nuk funksionin TVSH nuk funksionon tatimi mbi pagat dhe e kam thënë e më zuri goja lesh. Në 5 vjet kemi paguar 10 mln e 700 mije Euro. Unë nuk e mbaj Flamurtarin duke vjedh pronat publike dhe duke mbajt bilanc në hije.

Sipas tij ligji për sportin dhe privatizimin e klubeve sportive do të ishte zgjidhja e të gjitha problemeve. Gjithsesi kreu i klubit vlonjat shprehu bindjen se Flamurtari do të shkojë më lart në renditje.

Tv Klan

 

Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*