Vrasja e administratorit të Kotës në Vlorë, 3 në pranga

Vrasja e administratorit të Kotës në Vlorë, 3 në pranga

09:00 12/06/2019

Tre persona u arrestuan nga policia e Vlorës si autorë të dyshuar të vrasjes së kryetarit të Njësisë së Administrative  Kotë. Sipas policisë njeri prej tyre është Arif Bejtaj, 19 vjeçari i cili mbeti i plagosur gjatë konfliktit të djeshëm.

Ndërsa dy të tjerët Jaçe dhe Namik Bejtaj, përkatësisht 22 vjeç dhe 30 vjeç. Të tre këta persona  janë banues në fshatin Mavrovë. Gjithashtu është shpallur në kërkim nga policia Mersin Bejtaj 32 vjeç, banues në Vlorë.

Këta persona, sipas policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vrasin për motive të dobëta dy vëllezër.

Por  pas ndërhyrjes për të shuar këtë konflikt, u qëllua me plumb Kryetari i Njësisë Administrative Kotë, Argjil Gjoka, i cili humbi jetën me pas në spital.  Materialet në ngarkim të 3 personave të arrestuar iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”./tvklan.al

Të ngjashme
UKT