Arben Xhetani i arrestuar për vrasjen e Arben Bilalit, është lënë në burg nga gjykata. Prokuroria ka dyshime se Xhetani ka lëvizur një pistoletë në vendin ku ndodhi ekzekutimi i Bilalit në zonën e Selitës shumë pranë banesës së tij.

Sipas hetuesve, 47 – vjeçari rezulton të jetë filmuar nga disa kamera sigurie që ndodhen pranë zonës dhe shihet teksa largon një pistoletë nga vendi i ngjarjes.

Nga ana tjetër, Xhetani ka mohuar akuzat, ndërsa gjykata caktoi ndaj tij masën e arrestit me burg deri në përfundim të hetimeve. 50-vjeçari Bilali u vra me breshëri automatiku mesditën e 30 Janarit. Autorët udhëtonin me një makinë Mercedez-Benz dhe dyshohet se janë vrasës me pagesë.

Tv Klan