Grupi hetimor do krahasoj ADN-në, që u gjet në makinë të autorëve

Për vrasjen e ish- të dënuarit Hekuan Billa, Prokuroria e Tiranës, ka edhe një tjetër të dyshuar, duke e dërguar numrin në 4. Sipas burimeve nga grupi hetimor, në automjetin Nissan Micra e përdorur në atentat është gjetur një profil ADN-je.

Prokuroria e kryeqytetit ka kërkuar që gjurma biologjike të krahasohet me ADN e Viktor Markut, nipit të tij Sebasitan Mali dhe një personi i tretë i skeduar si bashkpunëtor, aktualisht ai ndodhet i paraburgosur në burgun e Reçit. Burimet thonë që ai është prangosur për një tjetër vepër penale që ka kryer në qytetin e Shkodrës.

Sipas grupit hetimor ky person ka qenë i lirë në kohën kur ka ndodhur ngjarja më 11 Qershor të 2020. Burime thonë që nëse do të ketë përputhshëmri të ADN-së, kjo do të jetë një provë e pakundërshtueshme për të dyshuarin e tretë. 

Grupi hetimor po analizon të dhënat që ka marrë nga kompanitë celuare, për të vërtetuar që të dyshuarit kanë qenë ose jo në vendin e ngjarjes. Kjo provë mund të rrëzojë alibinë e Viktor Markut, pasi ka pretenduar që nuk ndodhej në Shqipëri në kohën kur ka ndodhur ngjarja. Marku akuzohet si ekzekutor edhe pse u arrestua në Mal të zi. Ndërsa nipi i tij Sebastian Mali dyshohet si bashkpunëtor dhe personi që ka ndjekur lëvizjet e Billës ditët e vrasjes.

Për vrasjen e Hekuran Billës, në burg ndodhet edhe Adiola Lakra. Ajo dyshohet se ka nxjerrë në pritë 40 vjeçarin, por kjo akuzë është hedhur poshtë nga e reja. Prokuroria pritet që brenda muajit Mars të mbyllë hetimet për këtë ngjarje ku do të vendos fatin e të dyshuarve.

Klan News